Vatikani: Popullata palestineze "duhet të qëndrojë në tokën e vet"                              Foto: AA

Sekretari i shtetit i Selisë së Shenjtë, Pietro Parolin, tha sot se popullata palestineze “duhet të qëndrojë në tokën e saj”.

Duke folur në një samit midis Italisë dhe Selisë së Shenjtë, Parolin hodhi poshtë çdo dëbim të detyruar, raporton agjencia e lajmeve ANSA.

“Popullata palestineze duhet të qëndrojë në tokën e saj. Kjo është një nga pikat themelore të Selisë së Shenjtë: jo deportime”, tha Parolin në përgjigje të gazetarëve.

“Jo deportime edhe sepse dikush nga pala italiane ka nënvizuar se si kjo do të krijonte tension në zonë”, shtoi ai.

Komentet e tij ishin në përgjigje të planit të diskutueshëm të presidentit amerikan Donald Trump për të “marrë nën kontroll” Rripin e Gazës dhe për ta zhvendosur me forcë popullsinë palestineze në vende të tjera.

TRT Balkan / agjencitë