Njëzet e dy vende arabe në Organizatën Kombeve të Bashkuara i kërkojnë Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të kërkojë një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe ndihmë të papenguar humanitare dhe të parandalojë çdo transferim të palestinezëve jashtë territorit.
Ambasadori i Tunizisë në OKB Tarek Ladeb nënvizoi "skenarin e mundshëm katastrofik" me të cilin përballen 1,5 milion palestinezë në Rafah të Gazës nëse kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vazhdon me pushtimin.
Algjeria lëshoi në qarkullim një projektrezolutë dy javë më parë, duke kundërshtuar zhvendosjen e detyruar dhe duke kërkuar një armëpushim humanitar.
Ambasadorja e ShBA-së Linda Thomas-Greenfield shprehu shqetësimet për rrezikimin e negociatave.
TRT Balkan / agjencitë