NATO-ja planifikon blerjen e 1.000 raketave të mbrojtjes ajrore Patriot me qëllim për të forcuar kapacitetin e saj të mbrojtjes.
Në lajmet e medias gjermane të bazuar në NSPA, agjencinë furnizuese të NATO-s, thuhet se raketat në vlerë prej 5,5 miliardë dollarë do të blihen në mënyrë të përbashkët nga vendet anëtare.
Në mesin e vendeve që do të blejnë sistemet thuhet se janë Gjermania, Holanda, Rumania dhe Spanja.
Raketat Patriot që do të blihen do të sigurojnë mundësi që vendet e NATO-s të dërgojnë më shumë raketa nga rezervat e tyre në Ukrainë dhe kjo do të thotë se Ukraina do të mundet të mbrojë më mirë territorin e saj kundër sulmeve ruse.
Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke mirëpritur deklaratën e bërë nga aleanca, ka theksuar se "Ky investim tregon fuqinë e bashkëpunimit të mbrojtjes transatlantike dhe angazhimin e NATO-s për sigurinë e popujve tanë".
Një iniciativë e përbashkët midis prodhuesit evropian të mbrojtjes MBDA dhe kompanisë amerikane Raytheon do të jetë përgjegjëse për prodhimin e raketave.
Prodhimi i raketave do të zhvillohet në Schrobenhausen në Bavari ku aktualisht ofrohet mbështetje për mirëmbajtjen.