Viktima të shumta në sulmet e fundit izraelite në Gaza / Photo: AA

Një numër i madh palestinezësh u vranë dhe u plagosën në sulmet që ushtria izraelite vazhdon të kryejë në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarë okularë dhe burime mjekësore, shumë persona janë vrarë dhe plagosur në një sulm të kryer nga ushtria izraelite me dron në një zonë në lagjen Sabra të qytetit të Gazës, ku ishin mbledhur një numër i madh civilësh.

Pesë persona mbetën të vrarë dhe një numër i madh u plagosën si pasojë e të shtënave ndaj palestinezëve të mbledhur në rrugën Jela në Gaza.

Në shënjestër u vu edhe distrikti Shujaiyya, si dhe rrethet Tuffah dhe Zeytun.

Zona në veri të kampit të refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës ishte gjithashtu në shënjestër të forcave izraelite.

Një palestinez u vra dhe dy u plagosën.

Një grua palestineze u vra dhe shumë njerëz u plagosën në bombardimin e Beni Suheyl në Khan Younis në Rripin jugor të Gazës.

Një palestinez u vra dhe shumë njerëz u plagosën në qytetin Misbah, në veri të Rafahut.

Sipas një video të postuar nga një ushtar izraelit në rrjetet sociale,

Ushtria shkatërroi plotësisht ndërtesat në pikën kufitare Rafah.

Një gazetar tjetër që u plagos në një sulm izraelit ndërroi jetë.

Numri i gazetarëve që kanë humbur jetën që nga 7 tetori është rritur në 153, thuhet në njoftim.

Njëkohësisht vazhdojnë përleshjet mes ushtrisë izraelite dhe grupeve të armatosura palestineze në rajonet Shujaiyya dhe Rafah, ku ushtria izraelite hyri.

Izraeli është përballur me dënimin ndërkombëtar për ofensivën e vazhdueshme brutale kundër Rripit të Gazës që nga sulmi i 7 tetorit 2023 nga Hamasi.

Që atëherë, të paktën 37.900 palestinezë janë vrarë.

Pas më shumë se tetë muajsh sulmesh izraelite, pjesë të mëdha të Rripit të Gazës janë në gërmadha dhe hyrja e ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve në enklavë është bllokuar.

Izraeli është akuzuar për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, vendimi i fundit i së cilës urdhëroi Tel Avivin të përfundojë menjëherë operacionin e tij ushtarak në qytetin jugor të Rafah, ku më shumë se një milion palestinezë kanë kërkuar strehim nga sulmet.

TRT Balkan / agjencitë