Vriten 14 palestinezë në sulmet e fundit izraelite në Gaza.    /Foto: AA

Të paktën 14 palestinezë u vranë në sulmet e kryera nga ushtria izraelite në pjesë të ndryshme të Gazës gjatë natës.

Gjatë gjithë natës, avionët luftarakë izraelitë kryen sulme në veri, jug dhe qendër të Gazës.

Një sulm ajror në shkollën Al-Jauni, ku palestinezët e zhvendosur qëndrojnë në kampin e refugjatëve An-Nuseyrat në Gaza qendrore, vrau katër palestinezë dhe plagosi disa të tjerë.

Trupat e nëntë personave u sollën në Spitalin Evropian në Khan Younis mbrëmë vonë.

Të lënduar pati edhe në sulmin në kampin e refugjatëve Jabalia.

Një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën në sulmin pranë kryqëzimit Al-Awda në qytetin jugor të Rafahut.

TRT Balkan / agjencitë