Gjashtë palestinezë u vranë në sulmet izraelite gjatë natës në Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftuan mediat zyrtare të Palestinës të martën.
Pesë palestinezë u vranë në qytetin Tulkarem në një sulm ajror izraelit, i cili gjithashtu la nëntë të tjerë të plagosur, përfshirë tre në gjendje kritike, njoftoi agjencia e lajmeve "Wafa".
Ndërkohë, një palestinez u vra pranë qytetit Hebron nga ushtria izraelite, e cila pretendoi se ai u përpoq të kryente sulm me thikë. "Wafa" raportoi se forcat izraelite e lanë të gjakosur dhe nuk lejuan që ekipet mjekësore t'i afroheshin deri në vdekje.
Tensionet kanë qenë të larta në gjithë Bregun Perëndimor që nga shpërthimi i luftimeve më 7 tetor midis grupeve palestineze dhe Izraelit në Gaza.
Të paktën 194 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori, ndërsa dhe mbi 2.700 të tjerë janë plagosur, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.