Qeveria në Rripin e Gazës njoftoi se numri i gazetarëve të vrarë në sulmet e kryera nga ushtria izraelite në Gaza që nga 7 tetori është rritur në 97.
Nga Zyra për media e Qeverisë në Gaza është bërë një deklaratë për këtë çështje.
Në deklaratë thuhet se gazetari Adil Zagrab humbi jetën në sulmin e ushtrisë izraelite në shtëpinë e tij në qytetin Rafah, në jug të Rripit të Gazës.
Gjithashtu, theksohet se numri i gazetarëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është rritur në 97.
Në një deklaratë të mëparshme nga Zyra për media thuhej se "Izraeli i vret gazetarët në Gaza në mënyrë të qëllimshme me synimin për të heshtur të vërtetën e Palestinës, për të fshehur dhe parandaluar që lajmet dhe informacionet të mbërrijnë tek opinioni rajonal dhe ndërkombëtar".