Gruaja dhe dy fëmijët e gazetarit të Al Jazeeras në Rripin e Gazës, Wael al-Dahdouh, u vranë në një sulm ajror izraelit dje, tha televizioni me qendër në Doha.
Gruaja, djali dhe vajza e korrespondentit u vranë në sulmin që kishte në shënjestër një shtëpi në jug të Rripit të Gazës, tha Al Jazeera.
Familja tashmë ishte zhvendosur nga shtëpia e tyre në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën jugore mes sulmeve ajrore të vazhdueshme izraelite në rajon.
Sipas televizionit Al Jazeeras, al-Dahdouh, korrespondent i shërbimit arab të televizionit, po mbulonte sulmet ajrore izraelite kur mori lajmin për vdekjen e familjes së tij.
Kanali transmetoi një video të korrespondentit teksa i jepte një vështrim lamtumirës djalit të tij të shtrirë në tokë në spital. Një tjetër video e shfaq atë duke mbajtur trupin e pajetë të vajzës së tij në krahë.