WP: Biden me propozim të fundit "prano ose refuzo" për armëpushim në Gaza / Foto: AA

Zyrtarët që kanë folur për gazetën "Washington Post" dhe që dëshirojnë të mbeten anonimë pretendojnë se administrata e presidentit amerikan Joe Biden po përgatitet të ofrojë një propozim të fundit për armëpushim në Rripin e Gazës në formën "prano ose refuzo".

Në lajmin e "Washington Post" paraqiten pretendime të zyrtarëve amerikanë lidhur me "negociatat e armëpushimit në Gaza".

Zyrtarët që nuk deshën të identifikohen pretendojnë se administrata e Bidenit është përgatitur të ofrojë një propozim të fundit për armëpushim në formën "prano ose refuzo" në negociatat që vazhdojnë.

Një nga zyrtarët tha se negociatat nën kryesimin e ShBA-së mund të përfundojnë nëse propozimi në fjalë refuzohet nga të dy palët.

"Nuk mund të vazhdoni të negocioni këtë. Ky proces duhet të përfundohet në një pikë", tha zyrtari.

ShBA-ja, Egjipti dhe Katari prej disa kohësh kanë zhvilluar bisedime midis Izraelit dhe Hamasit në lidhje me një armëpushim dhe shkëmbim të pengjeve në Gaza.

AA