Një thirrje për armëpushim urgjent dhe të përhershëm në Rripin e Gazës është bërë të hënën nga Kryeministri i Zelandës së Re, Christopher Luxon, dhe kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim.
Në një deklaratë të hedhur nga faqja zyrtare e internetit të qeverisë së Zelandës së Re thuhet se Luxon u takua me kryeministrin Anwar në Malajzi në kuadër të vizitës së tij zyrtare triditore.
Në takim, të dyja palët shprehën shqetësimet e tyre në lidhur me situatën humanitare në Gaza.
Palët theksuan se në Gaza ka nevojë në mënyrë serioze për ndihmë humanitare "të shpejtë, në përmasa të mëdha dhe të pandërprera", ndërsa bënë thirrje për armëpushim urgjent dhe të përhershëm.
Në takim iu bë thirrje të gjitha palëve të veprojnë me maturi dhe të ulin tensionet për mospërhapjen e konflikteve.