Në universitetet e Bazelit, Bernës, Friburgut dhe Neuchatel në Zvicër nisën protesta kundër sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës dhe për të mbështetur protestat për Palestinën në universitete të ndryshme në ShBA dhe Evropë.
Protestat në mbështetje të Palestinës, të cilat vazhdojnë në universitetet e Lozanës dhe Gjenevës, janë përhapur edhe në universitetet e Bazelit, Bernës dhe Friburgut. Studentët që nisën protestat në kampuset e këtyre 3 universiteteve po protestojnë kundër sulmeve të Izraelit në Gaza.
Studentët varën në mure pankarta me slogane që mbështesin Palestinën dhe brohoritën parulla propalestineze dhe antiizraelite. Studentët kërkojnë që administratat e universiteteve të ndërpresin bashkëpunimin me universitetet izraelite dhe të zbatojnë bojkotin akademik ndaj këtyre institucioneve.
Aktivistët duan gjithashtu që universitetet e tyre të mbajnë një qëndrim të qartë për atë që po ndodh në Gaza. Demonstratat në mbështetje të Palestinës kanë vazhduar në Universitetin e Lozanës që nga 2 maji dhe në Universitetin e Gjenevës që nga 7 maji.
Studentët e Universitetit të Gjenevës vazhdojnë protestat e tyre pavarësisht paralajmërimit të mbrëmshëm të rektorit "evakuim të kampusit".
Protesta e nisur në Universitetin e Cyrihut më 7 maj përfundoi me ndërhyrjen e policisë.