Media sportive amerikane ESPN ka njoftuar se në fillimin e kampionatit evropian Euro 2024 në Gjermani pritet të marrin pjesë mbi 50.000 tifozë shqiptarë, duke përbërë kontigjentin më të madh udhëtues të çdo skuadre tjetër, përveç vendit pritës.
Ndonëse Signal Iduna Park, stadiumi vendas i Borussia Dortmundit, mban rregullisht mbi 81.000 spektatorë për ndeshjet e klubit, vendi do të ketë një kapacitet të reduktuar prej 62.000 gjatë Euro 2024 dhe burimet e UEFA-s kanë thënë se një numër i madh biletash të seksionit neutral për ndeshjen hapëse të Grupit B janë rezervuar nga tifozët shqiptarë.
Ndërsa kampionia e Europës në fuqi, Italia, pritet të mbështetet nga më pak se 10.000 tifozë për shkak të shumicës dërrmuese të biletave të blera nga tifozët shqiptarë.
Interesimi i madh i pjesëmarrjes së Shqipërisë në këtë kampionat ka bërë që kryeministri shqiptar Edi Rama të pezullojë parlamentin e vendit për 10 ditë për të mundësuar që mbi 100 ministra dhe parlamentarë të marrin pjesë në ndeshjet e grupit B të ekipit kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.
Ndërkaq, mbi 100 mijë tifozë skocezë priten të jenë në Gjermani gjatë turneut, ndërsa burimet kanë thënë se Anglia, Holanda dhe Polonia do të ndiqen në masë edhe nga tifozët udhëtues.
UEFA gjithashtu ka njoftuar se ndeshjet e Grupit F të Türkiyes kundër Gjeorgjisë, Portugalisë dhe Çekisë do të mbizotërohen nga një numër i madh tifozësh turq për shkak se Gjermania është shtëpia e mbi 7 milionë turqve.