Nga gjithsej 99 për qind të votave të numëruara në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të Bullgarisë, partia GERB e ish-kryeministrit Bojko Borisov arriti të fitojë zgjedhjet me një epërsi të ngushtë.
Sipas këtyre rezultateve, GERB fitoi 146.301 vota ose 25.36 për qind të votave, ndërsa partia centriste “Vazhdojmë me ndryshimet” e po ashtu ish-kryeministrit Kiril Petkov dhe Asen Vasilevit doli e dyta me 124.718 vota ose 21.62 për qind të numrit të përgjithshëm të votave.
Forca e tretë politike është “Rilindja” nacionaliste e Kostadin Kostadinov me 63.789 vota ose 11.06 për qind.
Lëvizjet për të drejta dhe liri janë forca e katërt në këtë numër protokollesh të përpunuara me 58.248 vota ose 10.09 për qind.
BSP për Bullgarinë, e udhëhequr nga Kornelia Ninova është në vendin e pestë me mbështetjen e 55.714 votave ose 9.66 për qind.
Bullgaria Demokratike e Hristo Ivanov mori 42.206 vota ose 7.31 për qind.
Rritja bullgare e ish-kryeministrit në detyrë Stefan Janev mori 5.19 për qind mbështetje ose 29.966 vota.
Në vendin e fundit rrenditet partia “Ka një popull të tillë” të Sllavi Trifonov me 24.243 vota ose 4.20 për qind mbështetje dhe tejkalon pragun e nevojshëm për të hyrë në Asamblenë e 48-të Kombëtare të Bullgarisë.
Të dhënat e votimit tani kanë filluar të mbërrijnë nga e gjithë Bullgaria dhe nga jashtë, gjë që mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve, por vetëm pak për shkak të pjesëmarrjes së ulët të qytetarëve bullgarë që jetojnë atje.
3 Tet 2022
Ish-kryeministri Borisov fiton zgjedhjet në Bullgari
Për më pak se dy vjet, dje u mbajtën zgjedhjet e 4-ta me radhë në Bullgari.
MIA
Lajme të ngjashme
Bullgari, marrëveshje për Qeveri koalicioni me rrotacion të kryeministrit
GERB-UDF dhe "Ne Vazhdojmë Ndryshimet-Bullgaria Demokratike" bien dakord për koalicionin e qeverisë duke u bazuar në rrotacion të kryeministrit me zëvendëskryeministrin. Secila parti do të mbajë postin e kryeministrit për 9 muaj.
Artikujt në këtë kategori
Bullgari, marrëveshje për Qeveri koalicioni me rrotacion të kryeministrit
GERB-UDF dhe "Ne Vazhdojmë Ndryshimet-Bullgaria Demokratike" bien dakord për koalicionin e qeverisë duke u bazuar në rrotacion të kryeministrit me zëvendëskryeministrin. Secila parti do të mbajë postin e kryeministrit për 9 muaj.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore