Norma vjetore e inflacionit të Gjermanisë qëndroi në 1,9 për qind në gusht, në përputhje me pritjet e tregut, duke shënuar herën e parë që ka rënë nën 2 për qind që nga marsi i vitit 2021.
Sipas autoritetit federal të statistikave, Destatis, ulja e çmimeve të energjisë kontribuoi ndjeshëm në ngadalësimin e normës së inflacionit në gusht krahasuar me muajt e mëparshëm.
Produktet energjetike pësuan një rënie të çmimeve prej 5.1 për qine në gusht me bazë vjetore.
Megjithatë, rritjet e çmimeve për shërbimet, ende mbi mesataren, vazhduan të nxisin inflacionin në rritje, vuri në dukje Destatis.
Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, çmimet e shërbimeve u rritën me 3,9 për qind në gusht të vitit 2024.
Në baza mujore, çmimet e konsumit u rritën me 0,1 për qind në muajin gusht.