Kandidati slloven për komisar evropian Tomazh Vesel ka mbështetjen e partisë më të madhe parlamentare, Lëvizjes për Liri. Para prezantimit të tij në Kuvendin e Sllovenisë, Vesel kërkon mbështetjen e partive politike dhe do ta mbështesë edhe grupi Vesna. Të përmbajtur janë nga Sllovenia e Re.
Më 26 qershor të këtij viti, qeveria vendosi të propozojë si anëtar Tomazh Vesel, ish-kryetar i Gjykatës së Auditimit, i cili aktualisht është kryetar i bordit drejtues të kompanisë Eurofit dhe pjesë e kompanisë Salomon, e cila zotëron disa media. .
Ai të enjten në Kuvendin Kombëtar të Sllovenisë do të paraqitet para komisionit kompetent për çështjet e Bashkimit Evropian.
Para konfirmimit përfundimtar të propozimit, Qeveria duhet të marrë mendimin e Kuvendit Kombëtar, i cili nuk është detyrues.
Vesel ka paralajmëruar se do të mundohet të fitojë mbështetjen e partive politike, përfshirë edhe opozitën.
Të martën ai u takua me përfaqësuesit e Sllovenisë së Re dhe grupit Vesna. Mbështetjen e kanë shprehur në grupin Vesna, por jo edhe grupi Sllovenia e Re, por janë të gatshëm të diskutojnë sërish për mbështetjen pas prezantimit të Veselit në Bruksel.
Partia më e madhe e koalicionit, Lëvizja për Liri, bëri të ditur se “besojnë se Tomazh Vesel është një kandidat që do të përfaqësojë denjësisht dhe paanshëm interesat e qytetarëve të vendeve të Bashkimit Evropian, e me këtë edhe të Sllovenisë”.
Për shkak të kompetencave dhe përvojës së tij të madhe, Tomazh Vesel gëzon një shkallë të lartë besimi në Lëvizjen për Liri, thanë ata.
Vesel edhe para zgjedhjeve evropiane është takuar me liderët e partnerëve të koalicionit, SD dhe Të Majtët, të cilët pas takimit kanë mbështetur edhe kandidaturën e tij.
Pavarësisht se kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u kërkoi anëtarëve të paraqesin emrat e kandidatëve, Sllovenia insiston për një kandidat, njoftoi pak ditë më parë kryeministri slloven Robet Golob.
Qeveria është e bindur se Veseli është kandidat mjaftueshëm kompetent dhe i besueshëm dhe nuk kanë diskutuar për “planin B” në rast të refuzimit të tij të mundshëm. Anëtarët e tjerë që kanë propozuar tashmë kandidatë për komisionerë kanë vepruar në mënyrë të ngjashme.
Von der Leyen pret nga anëtarët emrat e kandidatëve për komisionerë deri më 30 gusht, ndërsa nga mesi i muajit të ardhshëm duhet të nisë diskutimet me kandidatët.
Veseli tashmë ka thënë se ka preferenca për departamentin, ndërsa si veçanërisht interesante ka përmendur fushat e buxhetit, administratës dhe zgjerimit të BE-së.
Në tetor, kandidatët për Komisar Evropian do të duhet të kalojnë një seancë dëgjimore para komisioneve kompetente të Parlamentit Evropian, të cilët gjithashtu mund ta refuzojnë kandidatin. Pas miratimit nga Parlamenti Evropian, Komisioni i ri Evropian mund të fillojë mandatin e tij në fund të vitit.