Sllovenia, e cila mori mandatin e kryetarit të Këshillit të Sigurimit të Organizatë së Kombeve të Bashkuara (KSOKB), njoftoi se fokusi kryesor i saj gjatë muajit shtator do të jenë ngjarjet në Lindjen e Mesme.
Përfaqësuesi i Përhershëm i Sllovenisë në OKB, Samuel Zhbogar, mbajti konferencë për media me rastin e marrjes së mandatit nga Sierra Leone.
Duke thënë se më 25 shtator do të mbajë një takim të nivelit të lartë të kryesuar nga kryeministri slloven Robert Golob, Zhbogar tha se do të diskutohet për respektimin e normave të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të drejtës ndërkombëtare.
Zhbogar tha se në takim do të diskutohet edhe për zbatimin e rezolutave të KS të OKB-së dhe për forcimin e sistemit shumëpalësh për të siguruar të ardhmen.
Ai theksoi se fëmijët dhe gratë vuajnë më së shumti në dritën e krizave aktuale. “Bota po bëhet një vend gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Rregullat nuk respektohen dhe kaosi po rritet. Ne duhet të rindërtojmë besimin”, tha Zhbogar.
Ai gjithashtu theksoi se është e rëndësishme të respektohet plotësisht Karta e OKB-së dhe t'i përmbahen neneve të saj në këtë kontekst, dhe tha se anëtarët e KS të OKB-së duhet të ulen dhe të mendojnë se si mund të jenë më efektivë.
Ambasadori Zhbogar tha se ngjarjet në Lindjen e Mesme do të jenë fokusi kryesor gjatë mandatit të kryesisë sllovene të KS-OKB-së.
Ai theksoi se më 4 shtator Këshillin e Sigurimit do të diskutohen zhvillimet në Gaza dhe Bregu Perëndimor i pushtuar, si dhe situata e të burgosurve, ndërsa njoftoi se më 26 shtator do të mbahet një takim i nivelit të lartë për Lindjen e Mesme në të cilin do të marrë pjesë edhe Liga Arabe.
Zhbogar njoftoi gjithashtu se mekanizmi i ndihmës humanitare për Gazën, vendbanimet ilegale dhe rindërtimi i Gazës do të diskutohen në sesione të veçanta.
Duke theksuar rëndësinë e armëpushimit në Gaza, Zhbogar tha se këto vuajtje duhet të marrin fund.
Zhbogar deklaroi se në çdo takim kanë diskutuar për ngjarjet e tmerrshme në Gaza dhe se si anëtar përgjegjës i Këshillit të Sigurimit e kanë pasur shumë të vështirë t'i dëgjojnë ato ngjarje.