Një varkë me 28 emigrantë të parregullt u përmbys dhe më pas u fundos në një pjesë të Mesdheut në ujërat territoriale italiane, njoftoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Në incidentin ku ndërhynë anijet patrulluese të rojes bregdetare italiane, u shpëtuan shtatë emigrantë sirianë, ndërsa 21 persona u zhdukën.
Të mbijetuarit thanë se mes të zhdukurve kishte edhe tre fëmijë.
Emigrantët e shpëtuar u transferuan në ishullin Lampedusa.
Varka me emigrantë të parregullt u largua nga Libia më 1 shtator.
Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), 1.047 migrantë të parregullt janë zhdukur në pjesën qendrore të Detit Mesdhe nga fillimi i vitit deri më 3 shtator.