Katër vende evropiane nënshkruajnë për raketa me rreze të gjatë / Photo: AA

Franca, Gjermania, Italia dhe Polonia do të bashkëpunojnë për zhvillimin e një rakete lundrimi me rreze të gjatë, tha të enjten ministri francez i Mbrojtjes Sebastien Lecornu.

Lecornu njoftoi në X se ministrat e mbrojtjes të katër vendeve nënshkruan një letër të përbashkët synimi për projektin në margjinat e samitit të liderëve të NATO-s në Uashington, D.C.

"Lufta në Ukrainë tregon se sulmet me rreze të gjatë janë një çështje kyçe për mbrojtjen e Evropës," tha Lecornu.

Letra e synimit u nënshkrua për të "filluar bashkëpunimin në këtë fushë duke mobilizuar industrinë tonë evropiane të mbrojtjes", shtoi ai.

AA