Albin Kurti: Në Kosovë respektohen liritë fetare    Foto: Kosova Press

Në kuadër të seancës për dëgjim publik të projektligjit për Liritë Fetare në Kosovë, ka marrë pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Ai në fjalimin e tij theksoi se në Kosovë respektohen liritë fetare.

Ndryshimet e Ligjit për Liritë Fetare sipas Kurtit kanë për qëllim ruajtjen dhe promovimin e pluralizmit fetar dhe mundësimin e regjistrimit zyrtar të bashkësive fetare pavarësisht numrit të tyre, qoftë edhe ata bashkësi të vogla.

Këto ndryshime, siç tha Kurti, dëshmojnë seriozitetin e qeverisë për aspektin e respektimit të bashkësive fetare.

Nga ana tjetër Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, u shpreh se Kosova respekton liritë fetare dhe kjo është e koduar me kushtetutën e tyre dhe ligjit të mëparshëm që tani po ndryshohet.

Konjufca tha po ashtu se ndryshimet e propozuara nga Qeveria e Kosovës në këtë projektligj parashohin përmbushjen e asaj qe ka munguar gjithmonë qe ka të bëjë me statusin juridik të bashkësive fetare, si dhe përcakton kriteret për regjistrim të bashkësive.

Ndërkaq, ambasadori i ShBA-së, Jefferie Hovernier, kërkoi që përfaqësuesit e bashkësive fetare që po marrin pjesë në këtë takim të kërkojnë të drejtat e tyre.

Hovernier nuk u pajtua me vendosjen e kriterit për t'u regjistruar si bashkësi për çka tha se duhet të hiqet numri i madhësisë.

Ndërsa, theksoi se në Kosovë ka munguar edhe aspekti i statusit juridik të bashkësive fetare.

Ndonëse në këtë takim ishte paraparë të merrte pjesë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, por ajo nuk ishte e pranishme në dëgjimin publik të këtij ligji.




TRT Balkan / agjencitë