Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të jetë kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, edhe për një mandat tjetër katërvjeçar.
Në zgjedhjet për pozicionet drejtuese në LVV, Kurti mori 98.60 për qind të votave.
Në këtë proces të gjatë janë strukturuar gjithsej 485 pika në 29 qendra të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në këto zgjedhje për herë të parë u votua edhe për strukturat e organizatës Gratë për Vetëvendosje, kryetare e së cilës u zgjodh Albulena Haxhiu dhe rinia për Vetëvendosje, me kryetar Behar Jasharin.
“Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i LVV-së konstaton se procesi ka kaluar në mënyrë të rregullt si rezultat i një pune të madhe që është bërë gjithandej nëpër qendrat e Lëvizjes”, thuhet në njoftimin e LVV-së.
Po ashtu nga LVV njoftojnë se përgjatë javëve në vijim, procesi do të vazhdojë me zgjedhjen e kryesive të qendrave, e do të përfundojë në fund të muajit tetor me zgjedhjen e kryesisë së LVV në mbledhjen konstituive të Këshillit të Përgjithshëm.
Ndryshe, përveç Kurtit, prej themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje në vitin 2005 e deri më tani ne krye të këtij subjekti politik si kryetar ka qenë edhe ish-deputeti Visar Ymeri (2015-2018).
26 Sht 2022
Albin Kurti, rizgjedhet kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje
Përveç kryeministrit aktual Albin Kurti, në krye të Lëvizjes Vetëvendosje përgjatë historikut të deritanishëm ka qenë edhe ish anëtari i kësaj partie Visar Ymeri.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Kurti: Dënim maksimal për vrasësit e Liridonës dhe 14-vjeçares në Shkup
Kurti po ashtu ka kujtuar se disa prej rasteve më të rënda gjatë luftës në Kosovë kanë qenë kur forcat serbe dhunuan vajza e gra dhe në shumë raste edhe në prani të familjarëve, për çka tha se kjo dukuri duhet të zhduket përgjithmonë.
Artikujt në këtë kategori
Monumenti i simbol i pavarësisë së Kosovës "NEWBORN" merr pamje të re
"E pëlqeve apo e urreve, e deshe apo ia pate frikën, Inteligjenca Artificiale është këtu, edhe çdo ditë e më shumë po bëhet pjesë e pashmangshme e jetëve tona", ka thënë Ismaili për dizajnin e këtij viti të monumentit të pavarësisë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.