Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), ka nisur sot një varg ndihmash për në Ukrainë. Dymbëdhjetë automjete të EULEX-it, do t’i dhurohen policisë kufitare të Ukrainës, të cilat janë të ngarkuara edhe me gjëra ushqimore dhe mjete higjienike për t’iu shpërndarë qytetarëve ukrainas.
Përmes një ceremonie solemne të martën u nis konvoji i ndihmave për në Ukrainë. Aty u vlerësua edhe pozicioni i Kosovës karshi agresionit rus në Ukrainë, për çka u tha se Kosova përmes veprimeve po e dëshmon se e ka vendin në Bashkimin Evropian.
Shefi i misionit EULEX, Lars-Gunnar Wiegemark, tha se shpreson që këto ndihma sado pak t’i ndihmojnë Ukrainës. Ai shtoi se solidariteti i Kosovës ndaj Ukrainës është i dukshëm në shumë mënyra.
“Natyrisht shumë qytetarë të Kosovës e dinë nga dora e parë shumë mirë se çka nënkupton të bëhesh refugjatë dhe të ballafaqohesh me agresionin. Solidariteti kosovarë karshi Ukrainës është i dukshëm në shumë mënyra, duke përfshirë ardhjen e gazetarëve ukrainas në Kosovë. Po ashtu, Kosova ka harmonizuar qëndrimet me unionin evropian, shpresoj që të ardhmen Kosova të merr pjesë në këto misione vet. Me veprime Kosova po e dëshmon se ku e ka vendin”, tha ai.
Rreshtimin e Kosovës krah vlerave evropiane e vlerësoi edhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
“Jam krenar që Kosova është rreshtuar në mënyrë të qartë krah Bashkimit Evropian dhe partnerëve të tjerë perëndimor. Kjo do të thotë se jo vetëm që ka marrë qëndrim të qartë politik nga ana e presidentes, kryeministrit dhe kuvendit, por është rreshtuar në sanksionimin ndaj Rusisë dhe duke ndihmuar refugjatëve dhe strehuar gazetarët ukrainas. Kjo është një porosi e fuqishme dhe ky demonstron tregon qartë se Kosova e ka vendin në mesin e familjeve të Bashkimit Evropian”, theksoi ai.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, tha se Kosova që nga dita e parë e luftës në Ukrainë është pozicionuar në anën e Ukrainës dhe ka marrë masa të ndryshme dënuese për Rusinë.
"Ne dëshirojmë që secili qytetar në Ukrainë që ta dijë se njerëzit në Kosovë e kuptojnë shumë mirë se nëpër çfarë jeni duke kaluar sepse lufta në Kosovë nuk ka shumë kohë që ka ndodhur dhe qytetarët e mbajnë fare mirë. Pra, ju lutem shiheni solidaritetin tonë si diçka krejt të natyrshme dhe normale", theksoi Gërvalla-Schwarz.
Ndryshe, kjo nuk është ndihma e parë e Misionit EULEX për Ukrainën, pasi para disa muajsh EULEX-i kishte dhuruar edhe një numër të jelekëve anti-plumb dhe helmeta për Ukrainën
12 Kor 2022
Automjete me ndihma u nisën nga Kosova drejt Ukrainës
Brenda disa muajsh ky është konvoji i dytë me ndihma të cilën misioni i EULEX-it e organizon për Ukrainën
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Kurti: Dënim maksimal për vrasësit e Liridonës dhe 14-vjeçares në Shkup
Kurti po ashtu ka kujtuar se disa prej rasteve më të rënda gjatë luftës në Kosovë kanë qenë kur forcat serbe dhunuan vajza e gra dhe në shumë raste edhe në prani të familjarëve, për çka tha se kjo dukuri duhet të zhduket përgjithmonë.
Artikujt në këtë kategori
Serbët e Mitrovicës veriore në mbështetje të protestës në Serbi
Rreth 100 qytetarë serbë të Mitrovicës veriore kanë mbajtur të premten 15 minuta heshtje në nderim të 15 personave që humbën jetën tragjikisht tre muaj më parë në Novi Sad, si dhe kundër represionit e torturave politike të regjimit aktual në Serbi.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.