Basketboll, Zvicra mposht Kosovën / Photo: Federata e Basketbollit të Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në basketboll është mposhtur në Bernë nga kombëtarja zvicerane me rezultat 75-43.

Dardanët e humbën ndeshjen me Zvicrën e cila është lidere e Grupit A, në fazën e parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027, në një atmosferë ku pati edhe tifozë shqiptarë.

Zvicra me këtë fitore ka rritur në tri numrin e fitoreve, ndërsa Kosova mbetet me një fitore dhe dy humbje.

Kosova dhe Zvicra janë përballur dy herë gjatë vitit 2023, ku të dyja ndeshjet i kishte fituar Kosova.

Zviceranët në renditjen e FIBA-s janë në vendin e 61-të, kurse të 32-tin në Evropë. Kosova është në vendin e 74-t në botë dhe të 35-tin në Evropë.

Pas Zvicrës, Kosova do të ndeshet me Irlandën më 24 nëntor në Dublin.

Kosova ndeshjet e fundit i zhvillon në shkurt të vitit të ardhshëm si vendas ndaj Zvicrës dhe Azerbajxhanit.

TRT Balkan / agjencitë