Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi ka thënë se shpresojnë që këtë muaj të ketë takim në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuqiq. Megjithatë, ka shtuar se për këtë ende nuk ka ndonjë konfirmim.
Bislimi tha se Qeveria e Kosovës ka vullnet t’u përgjigjet pozitivisht ftesave të Brukselit për takim.
“Ka pritje që edhe gjatë muajit tetor të organizohet një takim, por nuk është e konfirmuar. Kemi marrëveshje që janë në zbatim e sipër prej të cilave nuk jemi të kënaqur me zbatimin”, ka thënë ai.
Takimi i fundit në nivel të lartë në Bruksel është mbajtur më 18 gusht të këtij viti. Aty palët janë dakorduar për takime të rregullta.
Ndërkohë, gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane, Bislimi ka folur edhe për qëndrimin e Kosovës sa i përket aplikimit për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.
“Nuk ka obligime të caktuara që një vend duhet të plotësojë. Jemi në vitin e gjashtë të zbatimit të dokumenteve strategjike që është vlerësim i përgjitshëm që Kosova sot ndodhet dukshëm më mirë se vendet e rajonit në kohën kur kanë aplikuar për këtë status. Është momenti vendimtar që aplimi të përmbyllet gjatë këtij viti”, ka thënë ai.
Ndërsa, për çështjen e liberalizimit të vizave, ai ka përsëritur se nuk do të japin data paraprakisht. Kjo çështje, sipas tij, do të jetë temë e takimit të ardhshëm të grupit punes më 13 tetor.
5 Tet 2022
Bislimi: Në tetor pritet takim i ri Kurti-Vuçiq në Bruksel
Qeveria e Kosovës ka vullnet t’u përgjigjet pozitivisht ftesave të Brukselit për takim, tha zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi.
Kosova Press
Lajme të ngjashme
Kurti: Dënim maksimal për vrasësit e Liridonës dhe 14-vjeçares në Shkup
Kurti po ashtu ka kujtuar se disa prej rasteve më të rënda gjatë luftës në Kosovë kanë qenë kur forcat serbe dhunuan vajza e gra dhe në shumë raste edhe në prani të familjarëve, për çka tha se kjo dukuri duhet të zhduket përgjithmonë.
Artikujt në këtë kategori
Monumenti i simbol i pavarësisë së Kosovës "NEWBORN" merr pamje të re
"E pëlqeve apo e urreve, e deshe apo ia pate frikën, Inteligjenca Artificiale është këtu, edhe çdo ditë e më shumë po bëhet pjesë e pashmangshme e jetëve tona", ka thënë Ismaili për dizajnin e këtij viti të monumentit të pavarësisë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.