Emiratet e Bashkuara Arabe e Kosova do t’i forcojnë marrëdhëniet dypalëshe.     Foto: Donika Gërvalla/Twitter

Zëvendëskryeministrja e Kosovës dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz, në takim me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Abdullah bin Zayed Al-Nahyan, diskutuan mënyrat për "forcimin e marrëdhënieve dypalëshe".

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Emirateve të Bashkuara Arabe WAM, Bin Zayed dhe Schwartz u takuan në EBA.

Gjatë takimit, Bin Zayed theksoi se Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kosova kanë marrëdhënie dypalëshe të zhvilluara dhe theksoi se të dyja vendet dëshirojnë të rrisin bashkëpunimin e tyre në të gjitha fushat.

Bin Zayed nënvizoi rëndësinë e promovimit të dialogut të përbashkët në interes të popujve të të dyja vendeve.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Gërvalla-Schwarz, gjithashtu theksoi se vendi i saj është i prirur për të rritur bashkëpunimin me Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili ka shënuar progres në shumë fusha.

TRT Balkan / agjencitë