Nxënësit në Kosovë ngelin jashtë mësimi si rezultat i grevës së mësimdhënësve. Ndonëse Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kishte njoftuar që me 1 shtator do të fillojë procesi mësimor, deri tani thuajse në të gjitha qytetet e Kosovës, në asnjë shkollë nuk po zhvillohet mësim.
Greva e mësimdhënësve ka ardhur si pasojë e mosrealizimit të kërkesave të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës në Kosovë(SBASHK) nga Qeveria e Kosovës, në mesin e të cilave është edhe kërkesa për shtesën prej 100 euro në Ligjin për paga.
Ministrja e Arsimit, Shkecës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ditë më parë kërkoi nga mësimdhënësit që të ndërpritet greva, pasi sipas saj, ministria i ka pranuar të gjitha kërkesat e SBASHK-ut.
Në ndërkohë, gjatë përurimit të Abetares së përbashkët Kosovë- Shqipëri, Nagavci tha se shqetësimin që shumë nxënës sot nuk janë në shkolla e ndajnë të gjitha palët.
“E di se sa shumë nxënës për shkak të grevës së shpallur nga BSPK-ja nuk janë në klasat tona, por jam e bindur se shqetësimin e ndajmë bashkërisht, bashkë më prindërit, bashkë me mësimdhënësit me të gjithë që të tjerët, andaj edhe për qeverinë tonë arsimi është prioritet”, tha ajo.
Kujtojmë se SBASHK-u i është bashkangjitur grevës së mësimdhënësve që nga data 25 gusht.
Ndaj grevës së SBASHK-ut ka reaguar Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve, ku sipas tyre 320 mijë nxënësve po u mohohet e drejta e arsimit.
Rreth 25 mijë nxënës sot kanë pritur që të ulen për herë të parë në bankat e tyre shkollore.
1 Sht 2022
Greva e mësimdhënësve pamundësoi fillimin e vitit shkollor në Kosovë
Abetarja e përbashkët u përurua në mungesë të nxënësve në Kosovë.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Kurti: Dënim maksimal për vrasësit e Liridonës dhe 14-vjeçares në Shkup
Kurti po ashtu ka kujtuar se disa prej rasteve më të rënda gjatë luftës në Kosovë kanë qenë kur forcat serbe dhunuan vajza e gra dhe në shumë raste edhe në prani të familjarëve, për çka tha se kjo dukuri duhet të zhduket përgjithmonë.
Artikujt në këtë kategori
Monumenti i simbol i pavarësisë së Kosovës "NEWBORN" merr pamje të re
"E pëlqeve apo e urreve, e deshe apo ia pate frikën, Inteligjenca Artificiale është këtu, edhe çdo ditë e më shumë po bëhet pjesë e pashmangshme e jetëve tona", ka thënë Ismaili për dizajnin e këtij viti të monumentit të pavarësisë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.