Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në një konferencë pas takimit, tha se ardhja e Infantinos është nderë, sidomos për njerëzit e futbollit.     Foto: AA

Presidenti i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino, është pritur nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi në selinë e FFK-së në Prishtinë.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në një konferencë pas takimit, tha se ardhja e Infantinos është nderë, sidomos për njerëzit e futbollit.

Ademi tha se me Infantinon diskutuan për futbollin, më konkretisht për projektet e përbashkëta të FFK-së me FIFA-n.

“Sigurisht se FIFA do të jetë në vazhdimësi ajo e cila do t’i përkrahë projektet e ardhshme të cilat i kemi”, theksoi Ademi.

Presidenti Infantino i cili po qëndron për herë të parë Kosovën që prej kur Kosova është anëtarësuar në FIFA, tha se Kosova është një vend i mrekullueshëm i futbollit që u anëtarësua në FIFA në vitin e njëjtë kur ky vetë erdhi në krye të FIFA-s.

“Kosova është një vend special, një vend me shumë rini, por gjithashtu është edhe një vend i bekuar nga perspektiva e sportit të futbollit kur shikon talentët që ky vend ka në Kosovë dhe në gjithë botën. Mendoj se Kosova ka një veçori unike në futboll me më shumë talentë ndoshta jashtë vendit dhe me kapacitet të madh të talentëve”, theksoi Infantino duke përmendur edhe ish-presidentin e ndjerë të FFK-së, Fadil Vokrrin, për meritat e larta në kontributin për sportin e futbollit në Kosovë.

Ai tha se në diskutimet që ka pasur me krerë të institucioneve të larta shtetërore në vend, kanë folur se si mund ta çojnë sportin e futbollit në vend “në një nivel edhe më të lartë”.

Bashkë me presidentin Infantino, në delegacion ishin edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armando Duka dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamet Sejdini.

Më herët Infantino u prit edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani e cila ka kërkuar mbështetjen e FIFA-s për sportistët e rinj të Kosovës. Më pas Infantino është takuar edhe me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Kosova në vitin 2016 në Kongresin e 66-të të FIFA-s të mbajtur në qytetin e Meksikos u bë vendi i 210-të anëtarë i FIFA-s me votë të 141 anëtarëve.

AA