Komandanti i KFOR-it monitoron situatën te Liqeni i Ujmanit / Photo: KFOR/ Facebook

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua me një njësi patrulluese letoneze në detyrë në Liqenin e Ujmanit.

KFOR-i thekson se po vëzhgon nga afër çdo zhvillim të situatës së sigurisë dhe mban një qëndrim të ashpër dhe fleksibël në të gjithë Kosovën, në përputhje me mandatin e saj të OKB-së.

Gjeneralmajor Ulutaş shprehu vlerësimin e tij për ushtarët letonezë për kontributet e vazhdueshme në përpjekjet e KFOR-it.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe se KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX), respektivisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë.

TRT Balkan / agjencitë