Krerët e institucioneve të shtetit, sot kanë nënshkruar letrën e kërkesës së aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se kjo është një ditë historike.
“Po marrim një hap vendimtar drejt jetësimit të ëndrrës sonë kolektive. Për Kosovën nuk ka pasur asnjëherë alternativë tjetër, por ëndrrat bëhen realitet vetëm kur veprohet”, ka thënë ajo.
Osmani është shprehur se Kosova e meriton të jetë pjesë e familjes së BE-së.
“Procesi nuk proces i njëtrajtshëm dhe mund të jetë afatgjatë, por ne jemi të vendosur të ja dalim me sukses. Do të bëjmë punën tonë në mënyrë që Bashkimi Evropian të ketë sa më të lehtë të bëjë pjesën e vet”, ka shtuar Osmani.
Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se Bashkimi Evropian është i plotë vetëm kur të gjitha kombet evropiane janë pjesë e këtij bashkimi.
“Ky është hapi i parë zyrtar në rrugën e anëtrësimit të Kosovës drejt Bashkimit Evropian, rrugë që ishte e gjatë dhe aspak e lehtë. Ne meritojmë të bëhemi vend kandidat dhe të fillojmë rrugetimin drejt hapjEs së negocitave për anëtarësim në Bashkim Evropian”, ka thënë Konjufca.
Ai ka ftuar parlamentin, këshillin dhe komisionin dhe shtetet, që të demonstrojnë përkrahjen ndaj Kosovës, duke e miratuar uninimisht kërkesën e Kosovës.
E kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se progresi do të varet nga përkushtimi ynë për reforma të thella dhe transformuese.
“Shpejtësia me të cilën do të ecim do të varet nga ne, prandaj angazhimi të gjithëve është i nevojshëm dhe përkushtimini i secilit i domosdoshëm. Pengesat dhe sfidat i kalojmë me zhvillim demokratik”, ka thënë ai.
14 Dhj 2022
Kosova aplikon për anëtarësim në Bashkimin Evopian
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nënshkrimin e aplikimit për anëtarësim në BE e ka cilësuar si ditë historike për vendin.
Kosova Press
Lajme të ngjashme
Kurti: Dënim maksimal për vrasësit e Liridonës dhe 14-vjeçares në Shkup
Kurti po ashtu ka kujtuar se disa prej rasteve më të rënda gjatë luftës në Kosovë kanë qenë kur forcat serbe dhunuan vajza e gra dhe në shumë raste edhe në prani të familjarëve, për çka tha se kjo dukuri duhet të zhduket përgjithmonë.
Artikujt në këtë kategori
Monumenti i simbol i pavarësisë së Kosovës "NEWBORN" merr pamje të re
"E pëlqeve apo e urreve, e deshe apo ia pate frikën, Inteligjenca Artificiale është këtu, edhe çdo ditë e më shumë po bëhet pjesë e pashmangshme e jetëve tona", ka thënë Ismaili për dizajnin e këtij viti të monumentit të pavarësisë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.