Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Siguri Kibernetike përmes të cilit themelohet Agjencia për Siguri Kibernetike.
Në mbledhjen e kabinetit qeveritar në Kosovë, kryeministri Albin Kurti tha se ky ligj ka për qëllim të përcaktojë parimet e sigurisë kibernetike në institucionet që zhvillojnë dhe zbatojnë politikën e sigurisë kibernetike, përgjegjësitë e autoriteteve në fushën e sigurisë kibernetike, detyrat e subjekteve, bashkëpunimin ndër-institucional dhe masat për parandalimin e sulmeve kibernetike në Republikën e Kosovës.
Kurti tha se përmes këtij projektligji themelohet Agjencia për Siguri Kibernetike që do të jetë institucioni kyç përgjegjës për caktimin dhe zbatimin e masave për siguri kibernetike në Kosovë.
“Kjo agjenci do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve nacionale në fushën e sigurisë kibernetike. Agjencia do të ketë për detyrë të monitorojë, inspektojë dhe koordinojë aktivitetet e institucioneve përgjegjëse për siguri kibernetike në vendin tonë si dhe të ndërmerr masa në rast të moszbatimit të obligimeve të parapara me këtë ligj. Detyrë me rëndësi e agjencisë do të jetë reagimi ndaj kërcënimeve dhe incidenteve në hapësirën kibernetike të Republikës së Kosovës”, tha Kurti.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se ditëve të fundit Kosova është ballafaquar me sulm kibernetik e cila herë pas here ka shkaktuar pengesa në shërbimin e internetit brenda institucioneve por ka ndikuar edhe në pamundësinë e herë pas hershme në qasjen e shërbimeve.
“Në këtë drejtim përmes këtij ligji do të krijohet baza ligjore për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik. Rrjedhimisht, synohet që të krijohen kushtet ligjore përmes të cilave mbrohen sistemet e informacionit, përdoruesit e sistemit dhe personat që mund të preken nga incidentet kibernetike, për të ofruar kështu siguri në fushën kibernetike të Kosovës”, theksoi Sveçla.
Qeveria e Kosovës dje bëri të ditur se gjatë javës së kaluar, në periudha të caktuara kohore, sistemet qeveritare janë ballafaquar me sulm kibernetik të llojit “DDoS” që ka shkaktuar pengesa të herë pas hershme në shërbimin e internetit brenda institucioneve qeveritare dhe mungesë të herë pas hershme të qasjes në disa shërbime qeveritare.
“Gjatë periudhave të sulmit, ekipi i sigurisë kibernetike në ASHI është angazhuar maksimalisht që impakti i sulmit në qasshmërinë dhe funksionalitetin e shërbimeve të jetë sa më i vogël. Në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm, me aplikimin e masave adekuate, sulmi kibernetik është tejkaluar dhe janë parandaluar tentativat për vazhdim të sulmit”, njoftoi qeveria.
Gjatë këtij sulmi kibernetik, ekzekutivi kosovar njoftoi se në asnjë moment nuk janë cenuar të dhënat e ruajtura në Qendrën Shtetërore të të Dhënave në kuadër të Institucioneve të Republikës së Kosovës.
Me sulme kibernetike gjatë ditës së djeshme në Kosovë është përballur edhe Telekomi i Kosovës por “ka rikthyer shërbimet e prekura të internetit në rrjetin e telefonisë mobile dhe fikse”.
14 Sht 2022
Kosova e themelon Agjencinë për Siguri Kibernetike
Kryeministri Albin Kurti, tha se agjencia do të ketë për detyrë të monitorojë, inspektojë dhe koordinojë aktivitetet e institucioneve përgjegjëse për siguri kibernetike në Kosovë.
AA
Lajme të ngjashme
Kurti: Dënim maksimal për vrasësit e Liridonës dhe 14-vjeçares në Shkup
Kurti po ashtu ka kujtuar se disa prej rasteve më të rënda gjatë luftës në Kosovë kanë qenë kur forcat serbe dhunuan vajza e gra dhe në shumë raste edhe në prani të familjarëve, për çka tha se kjo dukuri duhet të zhduket përgjithmonë.
Artikujt në këtë kategori
Monumenti i simbol i pavarësisë së Kosovës "NEWBORN" merr pamje të re
"E pëlqeve apo e urreve, e deshe apo ia pate frikën, Inteligjenca Artificiale është këtu, edhe çdo ditë e më shumë po bëhet pjesë e pashmangshme e jetëve tona", ka thënë Ismaili për dizajnin e këtij viti të monumentit të pavarësisë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.