Republika e Kosovës dhe shtetet anëtare të EFTA-s (Norvegjia, Zvicra, Islanda dhe Lihtenshtajni) janë takuar në Gjenevë për raundin e parë të negociatave drejt një marrëveshjeje të tregtisë së lirë.
Siç ka njoftuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), nëpërmjet ekipit negociator të përbërë nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme të Kosovës, kanë zhvilluar negociata me delegacionin e EFTA-s të kryesuar nga Karin Büchel, ministre në Sekretariatin Shtetëror për Çështjet Ekonomike të Zvicrës.
“Palët negociuse diskutuan mbi tregtinë e mallrave, rregullat e origjinës, lehtësimin e tregtisë, masat sanitare dhe fitosanitare, barrierat teknike në tregti, konkurrencën, mjetet juridike tregtare, çështjet ligjore dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, tregtinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm dhe të drejtat e pronësisë intelektuale”, njofton MINT.
Gjithashtu, sipas ministrisë, investimet, shërbimet dhe prokurimet qeveritare u trajtuan në nivel të krerëve të delegacioneve dhe u pajtuan që po në këtë nivel të diskutohen përsëri në rundin e dytë të negociatave që do të mbahet në Kosovë deri në fund të vitit 2022.
MINT ka bërë të ditur se shtetet e EFTA-s mbeten partnerë të rëndësishëm tregtarë të Kosovës, derisa shkëmbimet tregtare me këto vende kanë shënuar vazhdimisht rritje.
Sa i përket importeve nga shtetet e EFTA-s, ministria bën të ditur se në vitin 2019 vlera e importeve ishte 33.8 milionë euro ndërsa në vitin 2021 ishte 35.6 milionë euro, rrjedhimisht një bilanc tregtar pozitiv.
“Synimi kryesor i kësaj marrëveshjeje është zgjerimi i mëtejshëm i prezencës së produkteve të Kosovës në tregjet e EFTA-s, krijimi i një ambienti konkurrues, eliminimi i barrierave tregtare me fokus te veçantë rritjen e eksporteve dhe investimeve”, njofton MINT.
Pala kosovare i ka vlerësuar diskutimet me anëtarët e EFTA-s si konstruktive dhe të cilat hapin rrugë për përfundimin e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë reciprokisht.
Bazuar në të dhënat e Doganës së Kosovës, në vitin 2019 eksportet e Kosovës ishin 26.28 milionë euro ndërsa në vitin 2021 ato u rritën duke shënuar 52.09 milionë euro.
2 Sht 2022
Kosova hapë negociatat për Tregti të Lirë me shtetet e EFTA-s
Palët negociuse diskutuan mbi tregtinë e mallrave, rregullat e origjinës, lehtësimin e tregtisë, masat sanitare dhe fitosanitare, barrierat teknike në tregti, konkurrencën, mjetet juridike tregtare, çështjet ligjore dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
AA
Lajme të ngjashme
Kurti: Dënim maksimal për vrasësit e Liridonës dhe 14-vjeçares në Shkup
Kurti po ashtu ka kujtuar se disa prej rasteve më të rënda gjatë luftës në Kosovë kanë qenë kur forcat serbe dhunuan vajza e gra dhe në shumë raste edhe në prani të familjarëve, për çka tha se kjo dukuri duhet të zhduket përgjithmonë.
Artikujt në këtë kategori
Monumenti i simbol i pavarësisë së Kosovës "NEWBORN" merr pamje të re
"E pëlqeve apo e urreve, e deshe apo ia pate frikën, Inteligjenca Artificiale është këtu, edhe çdo ditë e më shumë po bëhet pjesë e pashmangshme e jetëve tona", ka thënë Ismaili për dizajnin e këtij viti të monumentit të pavarësisë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.