Kosova nis mbarë Lojërat Olimpike, Sadiku mposht tajlandezen në boks / Photo: AP

Boksierja kosovare ishte përballë Thamanya Somnuek nga Tajlanda në kategorinë 60 kilogramë.

Sadiku, e cila konsiderohet ndër boksieret me goditjen më të fortë në kategorinë në 60 kg, u dallua për performancën mjaft të mirë në raundin e tretë.

Me vendim të gjyqtarëve 3:2, Donjeta Sadiku ka fituar duelin përballë kundërshtares.

Ekipi i Kosovës në Lojërat Olimpike përbëhet 9 sportistë, nga Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka në xhudo, Donjeta Sadiku në boks, Gresa Bakraqi në atletikë, Hana Beiqi e Adell Saboviq në not.

Për Komitetin Olimpik të Kosovës, Paris 2024 do të jenë Lojërat e treta Olimpike Verore në të cilën marrin pjesë.

Kosova Press