Kosova nuk është në agjendën Komitetit të Ministrave për anëtarësim në KiE

Zv.ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, ka njoftuar dje se aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk u vendos në agjendën e Komitetit të Ministrave, kësisoj ai konfirmon se votimi ka gjasa të shtyhet.

Në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti thekson se “qëndrimi i disa vendeve që Kosova duhet ta pranojë draft statutin e Mirosllav Lajçakut për themelimin e Asociacionit të Komunave me

Shumicë Serbe dhe ta dërgojë atë në Gjykatë Kushtetuese, në një mënyrë që është e pranueshme për Gjykatën, bëri që pika e Kosovës të mos vendoset sot (14 maj) në agjendën e ministrave të jashtëm.

Ai thotë se “Këshilli i Evropës po shfrytëzohet si levë presioni mbi Kosovën për ta pranuar draft Statutin e Lajcakut dhe për ta dërguar atë në Kushtetuese, në shpërputhje gjithashtu edhe me procesin e dialogut në Bruksel”.


TRT Balkan / agjencitë