Fati i më shumë se 1.600 personave në Kosovë ende nuk dihet, edhe pse lufta ka përfunduar në vitin 1999. Familjarët dhe institucionet e Kosovës çdo 30 gusht kur shënohet Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve, po jo vetëm, kërkojnë të zbulohet fati i njerëzve të cilët u zhdukën me dhunë gjatë luftës së Kosovës 1998/99.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe para obeliskut për personat e pagjetur në Prishtinë.
E para e vendit, Vjosa Osmani, tha se sot përkujtohet një ndër krimet më të llahtarshme të regjimit gjenocidal të Serbisë dhe shtoi se Kosova, bashkë me komunitetin ndërkombëtarë duhet të angazhohen më shumë që Serbia të tregojë për vendndodhjen e të zhdukurve
“Sot përkujtojmë një ndër krimet më të llahtarshme të regjimit gjenocidal të Serbisë, që është krim i dyfishtë. Bëjmë thirrje që së bashku me komunitetin ndërkombëtar të rrisim angazhimin që Serbia të përgjigjet për krimet e kryera, por edhe të tregojë vendndodhjen e më te dashurve tanë”, ka thënë Osmani.
Beogradi duhet të hapë arkivat dhe të merret vesh e vërteta për më të dashurit tanë, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas homazheve të obelisku i personave të pagjetur.
“Si institucione kemi përgjegjësi të bëjmë gjithçka që mundemi dhe dimë që sa më parë të zbardhet fati i të pagjeturve dhe që me faktorët ndërkombëtarë të bëjmë trysni që në Beograd të hapen arkivat. Përveç që duhet të hapën arkivat (në Beograd), edhe prokuroria te ne duhet të jetë shumë më aktive, gjyqësori shumë më efikas, sepse deri tek e vërteta arrihet edhe nëpërmjet drejtësisë, nëpërmjet kërkimit të përgjegjësisë prej atyre të cilët i vranë, i varrosën, i zhvarrosën, i dërguan në Serbi, i varrosën atje dhe më pas ku u zhvarrosën nga ato pesë varreza masive që mbase ka edhe më shumë se aq”, tha Kurti.
Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur homazhe ka bërë edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, bashkë me familjarë të të zhdukurve dhe ministrat e kabinetit qeveritar.
Ndërkohë, kjo ditë është duke u shënuar në qytete të ndryshme të Kosovës.
30 Gus 2022
Kosova për 23 vjet kërkon të zbardhet fati i 1.600 njerëzve të zhdukur
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe para obeliskut për personat e pagjetur në Prishtinë.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Shpërndahen 500 plisa falas në “Festivalin e Plisit”
Në kuadër të shënimit të 110 vjetorit të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë në sheshin e Prishtinës sot është zhvilluar edicioni i parë i Festivalit të Plisit, i cili synon t’i lidhë të rinjtë me trashëgiminë e tyre kulturore - plisin.
Artikujt në këtë kategori
Kosovë, gjenden armë dhe municione në zonën ku jetojnë komunitetet serbe
Policia e Kosovës ka njoftuar se në veri të Kosovës, Zveçan, janë sekuestruar një numër i madh armësh, municionesh dhe uniformash ushtarake. Dyshohet se mund të jenë të lidhura me sulmin në Banjska, që përfundoi me vdekjen e katër personave.
Ligji për gjuhët në Maqedoninë e Veriut, Kurti: Të merret vendim i drejtë
Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut duhet të marrë vendim të drejtë për Ligjin për Gjuhët “ku s’ka diskriminim dhe as përjashtime për shqiptarët”, u shpreh kryeministri kosovar Albin Kurti, duke shtuar se gjuha shqipe tanimë po rrezikohet.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore