Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës ka tërhequr shortin për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, si dhe për zgjedhjet e parakohshme të 25 dhjetorit për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit.
Numrat që përbënin tërheqjen ishin nga 111 deri në 115.
Nga hedhja e shortit subjektet u renditën si në vijim: Iniciativa Qytetare Mitrovica me numrin 111, Partia Demokratike e Kosovë 112, Lëvizja Vetëvendosje me numrin 115, Partija Kosovskih Srba me numrin 113 dhe kandidatja e pavarur për komunën e Zveçanit, Sladjana Poantovic e cila kandidon me numrin 114.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se pavarësisht sfidave mbeten të përkushtuar për të kryer detyrat e tyre.
Radoniqi tha se angazhimi i KQZ-së për zgjedhje të lira dhe demokratike është i përhershëm.
“Pavarësisht sfidave të cilat paraqiten në këtë kohë, KQZ-ja mbetet e përkushtuar për të kryer detyrat e veta dhe në këtë drejtim është edhe kjo ngjarje e sotme. Angazhimi ynë për zgjedhjet e lira dhe demokratike është i përhershëm. Kjo mund të jetë vetëm me një angazhim të përbashkët”, tha ai.
Ai tha se para këtij aktiviteti, KQZ-ja ka miratuar Udhëzuesin për tërheqjen e shkurtër dhe renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, udhëzim ky i cili krijon kushtet e barabarta për të gjitha subjektet dhe transparencën.
Ndryshe, dje në veri të vendit ka pasur të shtëna dhe shpërthime nga strukturat ilegale serbe.
7 Dhj 2022
KQZ tërhoqi shortin për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Veri të Kosovës
Gjatë ditës së djeshme (6 dhjetor) në pjesën veriore të Kosovës janë regjistruar të shtëna dhe shpërthime, të cilët sipas autoriteteve janë shkaktuar nga strukturat ilegale serbe.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Shpërndahen 500 plisa falas në “Festivalin e Plisit”
Në kuadër të shënimit të 110 vjetorit të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë në sheshin e Prishtinës sot është zhvilluar edicioni i parë i Festivalit të Plisit, i cili synon t’i lidhë të rinjtë me trashëgiminë e tyre kulturore - plisin.
Artikujt në këtë kategori
Kosovë, gjenden armë dhe municione në zonën ku jetojnë komunitetet serbe
Policia e Kosovës ka njoftuar se në veri të Kosovës, Zveçan, janë sekuestruar një numër i madh armësh, municionesh dhe uniformash ushtarake. Dyshohet se mund të jenë të lidhura me sulmin në Banjska, që përfundoi me vdekjen e katër personave.
Ligji për gjuhët në Maqedoninë e Veriut, Kurti: Të merret vendim i drejtë
Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut duhet të marrë vendim të drejtë për Ligjin për Gjuhët “ku s’ka diskriminim dhe as përjashtime për shqiptarët”, u shpreh kryeministri kosovar Albin Kurti, duke shtuar se gjuha shqipe tanimë po rrezikohet.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore