Kryeministri Kurti takoi ambasadorin e Türkiyes në Kosovë, Angılı / Foto: AA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Türkiyes në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Kurti dhe Angılı diskutuan në takim “marrëdhëniet bilaterale dhe për mundësitë e thellimit dhe rritjes së bashkëpunimit në sfera të interesit reciprok”.

Kryeministri Kurti, sipas njoftimit, i shprehu ambasadorit Angılı falënderimin e tij për kontingjentin e ri prej afër 500 ushtarëve turq në KFOR, duke cilësuar se “kjo i kontribuon sigurisë dhe paqes në Kosovë”.

Ditë më parë, në një konferencë për media, zëdhënësi i KFOR-it në Kosovë, kolonel Andrea Gallieni, paralajmëroi se me mbërritjen e 500 ushtarëve turq në kuadër të KFOR-it, me shumë gjasë ata do të vendosen në veri të vendit për shkak të nevojës për të ruajtur paqen në këtë pjesë të Kosovës.

AA