Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss i është përgjigjur urimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, me rastin e zgjedhjes së saj në krye të Qeverisë.
Në letrën drejtuar kryeministrit Kurti gjatë kësaj jave, Truss ka falënderuar Kurtin për letrën e urimit të dërguar më 6 shtator, si dhe për ngushëllimet pas ndarjes nga jeta të Madhërisë së saj të ndjerë, Mbretëreshës Elizabeth II. Ajo po ashtu ka shprehur kënaqësinë për dy takimet me kryeministrin Kurti gjatë këtij viti, kur ishte sekretare e Jashtme.
“Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova janë qartazi në një linjë në shumë fusha dhe ka mundësi të mëdha që dy vendet tona të punojnë së bashku edhe për më së afërmi”, shkruan kryeministrja Truss.
Ajo gjithashtu ka falënderuar Kosovën për zbatimin e shpejtë të sanksioneve si përgjigje ndaj pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia, duke thënë se është e rëndësishme që partnerët evropianë të qëndrojnë të bashkuar gjatë muajve të vështirë të ardhshëm dhe të reagojnë me hapa të duhur ndaj agresionit rus.
“Mbretëria e Bashkuar ishte krenare për ndihmën e dhënë Kosovës në sigurimin e pavarësisë së saj, dhe që ishte vendi i parë që njohu formalisht pavarësinë e saj në vitin 2008. Do të vazhdoj ta përcjell Kosovën me interes të madh ndërsa ecni përpara me procesin tuaj të reformës”, thuhet në përfundimin e letrës së Truss drejtuar Albin Kurtit.
5 Tet 2022
Kryeministrja Truss i shkruan Kurtit: Kosova në një linjë me Britaninë
Truss, në letrën drejtuar Kurtit, falënderon Kosovën për zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë dhe qëndrimin në një linjë me partnerët ndërkombëtarë.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Kurti: Dënim maksimal për vrasësit e Liridonës dhe 14-vjeçares në Shkup
Kurti po ashtu ka kujtuar se disa prej rasteve më të rënda gjatë luftës në Kosovë kanë qenë kur forcat serbe dhunuan vajza e gra dhe në shumë raste edhe në prani të familjarëve, për çka tha se kjo dukuri duhet të zhduket përgjithmonë.
Artikujt në këtë kategori
Monumenti i simbol i pavarësisë së Kosovës "NEWBORN" merr pamje të re
"E pëlqeve apo e urreve, e deshe apo ia pate frikën, Inteligjenca Artificiale është këtu, edhe çdo ditë e më shumë po bëhet pjesë e pashmangshme e jetëve tona", ka thënë Ismaili për dizajnin e këtij viti të monumentit të pavarësisë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.