Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit në Bruksel ka deklaruar se “jemi në rrugë të mbarë dhe njëkahëshe të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për fqinjësi të mirë evropiane”.
“Sot patëm një takim pozitiv konstruktiv në Bruksel dhe ky takim ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm dhe i pandryshueshëm. Unë qysh më herët pata thënë që është bazë e mirë për diskutime të mëtejme dhe është platformë specifike për të ecur përpara dhe tash ecja përpara do të jetë për planin e zbatimit për çfarë do të ketë edhe diplomaci, por do të ketë edhe takim të radhës të nivelit të lartë diku nga mesi i muajit mars, me ndërmjetësimin apo fasilitimin e zotit Borrell dhe Lajçak”, ka thënë Kurti pas takimit.
Ai, mes të tjerash, ka shtuar se sonte ka qenë i gatshëm të nënshkruajë dokumentin e Planit Evropian, por se pala serbe nuk ka pranuar.
Propozimi Evropian, sipas kryediplomatit Borrell, do të publikohet së shpejti.
27 Shk 2023
Kurti: Jemi në rrugë të mbarë të normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi
Më 18 mars në Maqedoninë e Veriut pritet të mbahet takimi i radhës Kurti-Vuçiq
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Shpërndahen 500 plisa falas në “Festivalin e Plisit”
Në kuadër të shënimit të 110 vjetorit të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë në sheshin e Prishtinës sot është zhvilluar edicioni i parë i Festivalit të Plisit, i cili synon t’i lidhë të rinjtë me trashëgiminë e tyre kulturore - plisin.
Artikujt në këtë kategori
Kurti: Presidenti serb refuzoi ofertën time bujare
Më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, pas rreth 12 orësh negociata mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së, u arrit pajtim mbi Aneksin e implementimit të Planit Evropian për dialogun, por pa nënshkrim nga palët.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Kurti telefonon Erdoğanin, diskutojnë rreth bisedimeve me Serbinë
Më datën 3 shkurt, në Istanbul, sipas Zyrës së Kryeministrit, është zhvilluar një takim tejet produktiv mes Kurtit dhe Erdoğanit, i cili do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dyja vendeve.