Kosova edhe zyrtarisht e ka dorëzuar aplikimin për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Pas nënshkrimit të aplikimit të djeshëm në Prishtinë, kryeministri Albin Kurti sot në Pragë, kryeqytetin e Çekisë, e cila kryeson presidencën e BE-së, tha se pret që Kosova ta marrë së shpejti pyetësorin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në konferencën për media pas dorëzimit në presidencën çeke të Këshillit të Evropës në Pragë të aplikimit për anëtarësim të Kosovës në BE, Kurti tha se kjo është një ditë e jashtëzakonshme për demokracinë në Evropë.
Ai tha se letra që ka sjellë të enjten në Çeki mban ëndrrat dhe shpresat e qytetarëve të Kosovës për të arritur këtë ditë.
“Shpresojmë që sa më shpejtë ta marrim pyetësorin, ta plotësojmë atë dhe të anëtarësohemi në BE”, ka thënë Kurti.
Ndryshe, tri faza të ardhshme e presin Kosovën deri te anëtarësimi i plotë në BE. Marrja e statusit kandidat, negoeciatat për anëtarësim dhe ratifikimi i traktatit janë procedurat që duhet kaluar për anëtarësim.