Kurti pas takimit në Bruksel: Serbia po kushtëzon me Asociacionin

Kurti pas takimit në Bruksel: Serbia po kushtëzon me Asociacionin

Kryeministri i Kosovës kritikoi edhe Lajçakun për rolin e tij si ndërmjetësues në dialog.
Kurti pas takimit në Bruksel: Serbia po kushtëzon me Asociacionin / Photo: Kosova Press

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se takimi në Bruksel s’ka pasur asnjë rezultat për shkak të kushtëzimit të Serbisë për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe ndërmjetëdit evropianë Josep Borrell e Mirosllav Lajçak, Kurti tha se kanë propozuar plan të sekuencuar për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit, ndërkaq pala serbe s’kishte asnjë propozim, por kushtëzonte me themelim të Asociacionit.

“Kam propozuar një udhërrëfyes të sekuencuar për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit. Nuk ka mundur të ketë kompromis me një propozim me sekuencë dhe një kushtëzim të vjetër. Kur unë kërkova që ta shoh propozimin që ka dhënë Serbia, sepse mu tha se ka një të tillë, ndërmjetësit nuk ishin në gjendje të sjellin. Kushtëzimi i Serbisë se një herë duhet të zbatohet Asociacioni dhe pastaj eventualisht mund të kalojmë në zbatimin e marrëveshjes bazë”, tha kryeministri i Kosovës.

Ai kritikoi edhe Lajçakun për rolin e tij si ndërmjetësues në dialog.

“Është për të ardhur keq që Lajçak ka pranuar një kushtëzim të tillë dhe këtë e ka bërë në cenim të rolit të tij si lehtësues i dialogut”, tha Kurti.

Kosova Press