Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka quajtur masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian (BE) “të padrejta” dhe ka thënë se shpreson që ato të jenë të shkurtra.
Kurti gjatë përurimit të parkut të ri në fshatin Davidovc të Shtimes ka thënë se “Kosova është një vend që ka nevojë për mbështetje në zhvillimin e saj”.
“Këto nuk janë sanksione, por është e vërtetë që janë masa të përkohshme, por të padrejta për shkak se Kosova dhe qeveria e saj janë edhe shteti edhe ekzekutivi më demokratik proevropian dhe progresist”, theksoi Kurti.
Ai tha se Kosova është në përballje të vazhdueshme me forma të ndryshme të agresionit të Serbisë “që është shtet autokratik dhe prorus dhe i paballafaquar me të kaluarën kriminale në hapësirën e ish-Jugosllavisë, ku i ka shkaktuar katër luftëra”.
“Sido që të jetë, ne e bëjmë punën tonë, por le të mos harrojmë që nuk mund të bëjmë kompromis as me sundimin e ligjit, as me kushtetutshmërinë e vendit tonë, andaj ne do të vazhdojmë me zbatimin e programit tonë qeveritar dhe shpresojmë që këto masa të përkohshme do të jenë fort të shkurtra ashtu që edhe mbështetja, edhe ndihma evropiane të jenë të plota për shkak se Kosova është një vend që ka nevojë për mbështetje në zhvillimin e saj”, theksoi Kurti.
Tutje, ai shtoi se Kosova është e gatshme dhe e interesuar shumë më tepër sesa Serbia për normalizim e marrëdhënieve me njohje “de facto” në qendër.
Deklarata e kryeministrit Kurti vjen një ditë pasi nga BE-ja u konfirmua se Qeverisë së Kosovës i janë komunikuar masat ndëshkuese qysh më 28 qershor, si pasojë e vlerësimit të BE-së se Kosova nuk ka ndërmarrë hapat e kërkuar për uljen e tensioneve në veri të vendit.
Disa nga masat e BE-së ndaj Kosovës përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuar në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
Masat e tjera përfshirë ndaljen e programimit të fondeve për Kosovën nga IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit).
Nga BE-ja publikisht për këto masa ishte paralajmëruar më 27 qershor.
Në veriun e Kosovës me shumicë serbe, tensionet nisën nga 26 maji kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq hynë në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës. Serbët kundërshtuan këtë dhe që atëherë po zhvillojnë protesta duke kërkuar tërheqjen e kryetarëve të rinj dhe prezencës së njësive speciale policore në veri.
Bashkësia ndërkombëtare i ka paraqitur Kurtit tri kërkesa kryesore: qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore me pjesëmarrjen e serbëve dhe rikthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.
2 Kor 2023
Kurti për masat e BE-së ndaj Kosovës: Të përkohshme dhe të padrejta!
Deklarata e kryeministrit Kurti vjen një ditë pasi BE-ja konfirmoi se Qeverisë së Kosovës i janë kumtuar masat ndëshkuese qysh më 28 qershor, si pasojë e vlerësimit se Kosova nuk ka ndërmarrë hapat e kërkuar për uljen e tensioneve në veri të vendit.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Kurti: Dënim maksimal për vrasësit e Liridonës dhe 14-vjeçares në Shkup
Kurti po ashtu ka kujtuar se disa prej rasteve më të rënda gjatë luftës në Kosovë kanë qenë kur forcat serbe dhunuan vajza e gra dhe në shumë raste edhe në prani të familjarëve, për çka tha se kjo dukuri duhet të zhduket përgjithmonë.
Artikujt në këtë kategori
Monumenti i simbol i pavarësisë së Kosovës "NEWBORN" merr pamje të re
"E pëlqeve apo e urreve, e deshe apo ia pate frikën, Inteligjenca Artificiale është këtu, edhe çdo ditë e më shumë po bëhet pjesë e pashmangshme e jetëve tona", ka thënë Ismaili për dizajnin e këtij viti të monumentit të pavarësisë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.