Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka prezentaruar sot dronin Bayraktar TB-2 të blerë kohë më parë nga Türkiye.
"Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Türkiye! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare!", shkruan Kurti në Facebook.
I shoqëruar nga komandanti i FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, kryeministri Kurti theksoi se i kanë përgëzuar oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve.
TRT Balkan / agjencitë