Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk do të shfuqizojnë vendimin për reciprocitet për dokumente deri në momentin kur të njoftohet zyrtarisht nga policia, se pala serbe nuk lëshon dokumente shtesë për qytetarët kosovarë.
Pasi përfundimit të takimit me dy prej liderëve të opozitës, Kurti u shpreh i vendosur për zbatimin edhe të vendimit për targat e lëshuar nga Serbia.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ka thënë se ky i fundit u ka bërë një prezantim të gjashtë pikave lidhur me dialogun me Serbinë.
“Ne besojmë që dialogu i copëzuar, pjesë-pjesë është interes vetëm i Serbisë dhe jo i Kosovës, prandaj sa më shumë që Kosova merret me marrëveshje teknike, sa më tepër që mbesim në këtë proces, sa më gjatë që mbesim në këtë proces, Kosova ushqen status quo, ushqen interesat që nuk vinë në frymën që dëshirojmë ta ndërtojmë, andaj i kërkuam kryeministrit që të jetë i guximshëm , të shkojë në dialog së bashku me aleatët tanë, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të kërkojë marrëveshjen finale me njohjen reciproke në thelb të saj”, tha Abdixhiku.
Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se i ka tërhequr vërejtjen këtij të fundit se strategjia e Serbisë është të shkohet me marrëveshje një nga një.
“Rrezik është që Serbia të insistojë që përmes çështjes së asociacionit, ose të arrijë një sukses ose të dështojë dialogun, për shkak se koha i konvenon Serbisë. Kosova dhe Qeveria e Kosovës duhet të fokusohet jo në marrëveshje një nga një, jo në asociacionin, por në marrëveshje obligative ligjore, pra për njohje reciproke Kosovë-Serbi, por që është gjithëpërfshirëse, që nënkupton obligimet e së kaluarës, obligimet e së tashmes. Sa i përket asociacionit, e ka thënë Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Haradinaj.
Ftesës së kryeministrit Kurti, nuk i është përgjigur vetëm PDK. Kryetari i saj, Memli Krasniqi, duke e arsyetuar mungesën në këtë takim, tha se mbetet i hapur dhe i gatshëm që të takot me Kurtin në momentin kur të ketë avancim të procesit të Dialogut dhe diskutim konkret për arritjen e marrëveshjes finale, që ka për qëllim njohjen e ndërsjellë.
30 Gus 2022
Kurti: Reciprociteti për dokumentet shfuqizohet pas konfirmimit nga policia
Në takimin e thirrur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka marrë pjesë vetëm kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Shpërndahen 500 plisa falas në “Festivalin e Plisit”
Në kuadër të shënimit të 110 vjetorit të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë në sheshin e Prishtinës sot është zhvilluar edicioni i parë i Festivalit të Plisit, i cili synon t’i lidhë të rinjtë me trashëgiminë e tyre kulturore - plisin.
Artikujt në këtë kategori
Kosovë, gjenden armë dhe municione në zonën ku jetojnë komunitetet serbe
Policia e Kosovës ka njoftuar se në veri të Kosovës, Zveçan, janë sekuestruar një numër i madh armësh, municionesh dhe uniformash ushtarake. Dyshohet se mund të jenë të lidhura me sulmin në Banjska, që përfundoi me vdekjen e katër personave.
Ligji për gjuhët në Maqedoninë e Veriut, Kurti: Të merret vendim i drejtë
Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut duhet të marrë vendim të drejtë për Ligjin për Gjuhët “ku s’ka diskriminim dhe as përjashtime për shqiptarët”, u shpreh kryeministri kosovar Albin Kurti, duke shtuar se gjuha shqipe tanimë po rrezikohet.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore