Kuvendi i Mitrovicës së Veriut mbështet sërish hapjen e urës së Ibrit / Photo: Reuters

Kuvendi Komunal i Mitrovicës Veriore ka mbështetur në seancën e sotme vendimin për hapjen e urës së Ibrit edhe për qarkullimin e automjeteve, i cili ishte marrë në prill të vitit të kaluar.

Kjo iniciativë ishte nisur nga këshilltarja e këtij Kuvendi, e cila vjen nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Doli.

Gjatë kësaj seance, Betim Osmani propozoi edhe shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit, Nexhat Uglanin, me arsyetimin se nuk ka punuar sa duhet dhe nuk ka qenë bashkëpunues me të tjerët, por që ky propozim u kundërshtua me 13 vota nga gjithsej 14 këshilltarë sa ka ky Kuvend.

Në këtë seancë po diskutohen disa pika të rendit të ditës, siç janë "raporti i Drejtorisë së Inspeksionit', “propozimvendim për transferin e mjeteve financiare nga investimet kapitale në mallra dhe shërbime” etj.


TRT Balkan / agjencitë