Çekia, nën kryesimin e Këshillit të Bashkimit Evropian (BE), ka shtyrë përpara çështjen e liberalizimit të vizave për kosovarët duke e bërë atë prioritet ku do të diskutohet më 13 tetor, tha zëvendëskryeministri i parë për integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, në konferencën e përbashkët për media me ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavsky.
Sipas Bislimit, ky është një hap me rëndësi, por jo një hap përfundimtar për liberalizimin e vizave.
"Janë pesë procedura, por ne kemi besim të plotë se presidenca çeke do të provojë që të shtyjë përpara gjithë këtë proces, në mënyrë që sa më shpejtë të kemi një mesazh pozitiv për gjithë qytetarët që mund të udhëtojnë pa regjimin e vizave”, theksoi Bislimi.
Zv/kryeministri shtoi se institucionet kosovare gjithashtu i kanë vizituar të gjitha vendet të cilat janë skeptike mbi heqjen e regjimit të vizave për kosovarët dhe kanë adresuar të gjitha çështjet.
Ministri Lipavsky, nga ana e tij, tha se Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Çekisë në procesin e integrimit në organizata evropiane, përfshirë edhe NATO-n.
Lipavsky tha se procesi i liberalizimit të vizave është “në rrugë të duhur” dhe shpreson se do të gjejë mbështetje të duhur politike për t’u përmbyllur, por gjithashtu përmendi se do të ketë edhe takime teknike mbi këtë proces.
Lipavsky gjithashtu shprehu përkrahjen e tij për t’i ndihmuar Kosovës dhe Serbisë për të normalizuar marrëdhëniet midis palëve dhe për t'u respektuar marrëveshjet e arritura përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.
“Për të kuptuar drejtë është një proces i cili përbëhet nga aspekte teknike dhe vendime politike. Shumë shpejtë BE-ja do të rishikojë pjesën teknike dhe besoj se nën presidencën çeke do të ketë një pajtim politik në mënyrë që të ndodhë liberalizimi i vizave. Pastaj, do të kthehemi përsëri në procesin teknik për ta konkretizuar një gjë të tillë, gjë që është e vështirë të themi se kur mund të përfundojë”, theskoi Lipavsky, duke shtuar se pritjet e tij janë të larta dhe pozitive sa i përket vendimeve politike.
Lipavsky, i cili po qëndron për herë të parë në vizitë zyrtare në Kosovë, pritet që gjatë ditës të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Çekia nga 1 korriku i vitit 2022 mori kryesimin e radhës të Këshillit të BE-së, që zgjat deri në fund të këtij viti. Në gjashtë muajt paraprak, në këtë pozitë ishte Franca.
Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë në rend të ditës në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian më 13 tetor. Presidenca çeke me BE-në tashmë u ka dërguar letër vendeve anëtare si paralajmërim për diskutimet mbi këtë temë.
29 Sht 2022
Lipavsky: Në rrugë të duhur procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën
Çekia nga 1 korriku i vitit 2022 mori kryesimin e radhës të Këshillit të BE-së, që zgjat deri në fund të këtij viti. Në gjashtë muajt paraprak, në këtë pozitë ishte Franca.
AA
Lajme të ngjashme
Shpërndahen 500 plisa falas në “Festivalin e Plisit”
Në kuadër të shënimit të 110 vjetorit të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë në sheshin e Prishtinës sot është zhvilluar edicioni i parë i Festivalit të Plisit, i cili synon t’i lidhë të rinjtë me trashëgiminë e tyre kulturore - plisin.
Artikujt në këtë kategori
Kosovë, gjenden armë dhe municione në zonën ku jetojnë komunitetet serbe
Policia e Kosovës ka njoftuar se në veri të Kosovës, Zveçan, janë sekuestruar një numër i madh armësh, municionesh dhe uniformash ushtarake. Dyshohet se mund të jenë të lidhura me sulmin në Banjska, që përfundoi me vdekjen e katër personave.
Ligji për gjuhët në Maqedoninë e Veriut, Kurti: Të merret vendim i drejtë
Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut duhet të marrë vendim të drejtë për Ligjin për Gjuhët “ku s’ka diskriminim dhe as përjashtime për shqiptarët”, u shpreh kryeministri kosovar Albin Kurti, duke shtuar se gjuha shqipe tanimë po rrezikohet.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore