Është mbajtur në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë manifestimi qendror i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në nderim dhe kujtim të Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit të rënë për liri.
Manifestimi qendror u mbajt me parakalimin e Kuadrateve Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), me prani të liderëve shtetërorë, zyrtarëve dhe ushtarakëve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, por edhe ambasadorëve të vendeve të huaja.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Familja Jashari “ktheu dinjitetin tonë” duke mbrojtur vatrat e shtëpisë së tyre.
Osmani tha se Epopeja e UÇK-së është histori e këmbënguljes dhe shpresës dhe e triumfit ndaj krimeve të shkaktuara nga regjimi gjenocidal i Serbisë.
“Kjo liri dhe ky shtet mbajnë vulën e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij dhe të tre mijë dëshmorëve të UÇK-së dhe mijëra ushtarëve që i kemi edhe sot mes nesh. Ata janë mishërim i trimërisë dhe i nderit”, theksoi Osmani.
Osmani tha se “sot ne po jetojmë në një kohë pasigurie globale, por do të marrim forcë nga heronjtë tanë, nga amaneti i tyre”.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se “ne përmbushim sot vizionin e Adem Jasharit” kur investohet në FSK-në dhe kapacitetet e saj.
Kurti, duke kujtuar rënien e Familjes Jashari, tha se Serbia, duke ndezur luftën në Prekaz, vetëm sa e nxiti më shumë përbashkimin e ushtarëve të UÇK-së dhe nxiti reagimin e palës ndërkombëtare për ta fituar luftën e vitit 1999.
“Ishte pikërisht kjo luftë ajo që na çliroi jo vetëm nga pushtuesi e okupatori dhe më pas na solli shtetin e republikën, por edhe ajo që na krijoji hapësirë për të jetuar në liri dhe na hapi rrugën për të ndërtuar institucione demokratike dhe të qëndrueshme”, theksoi Kurti.
Kurti tha se origjina e ushtrisë së Kosovës duhet të kërkuar në fund të viteve të 80-ta atëherë kur Adem Jashari po fliste me shokët e tij për nevojën e të pasurit ushtri.
Rifat Jashari, vëllai i Komandantit Legjendar Adem Jasharit, tha se UÇK-ja ka bërë bashkë edhe një herë përfaqësues shtetërorë, familje të dëshmorëve e qytetarë në 25-vjetorin e Epopesë.
Ai tha se është krenari “të jemi para kësaj ushtrie që e kemi pritur brez pas brezi”.
“Inshallah Zoti na ndihmon t’i arrijmë qëllimet tona shekullore për hir të luftës dhe gjakut të bijve dhe bijave tona, ta gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe t’i arrijmë qëllimet”, theksoi Jashari.
“Epopeja e UÇK-së” është ngjarja me të cilën për tri ditë me radhë, 5,6 dhe 7 mars kujtohet Komandanti Legjendar Adem Jashari dhe familja e tij. Qeveria e Kosovës do të jetë organizatore e disa ngjarjeve për nder të Epopesë gjatë këtyre tri ditëve.
5 Mar 2023
Mbahet manifestimi qendror në përvjetorin e 25-të të Epopesë së UÇK-së
Në këtë manifestim, i cili u mbajt në Prishtinë, fjalë rasti patën presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Kurti: Dënim maksimal për vrasësit e Liridonës dhe 14-vjeçares në Shkup
Kurti po ashtu ka kujtuar se disa prej rasteve më të rënda gjatë luftës në Kosovë kanë qenë kur forcat serbe dhunuan vajza e gra dhe në shumë raste edhe në prani të familjarëve, për çka tha se kjo dukuri duhet të zhduket përgjithmonë.
Artikujt në këtë kategori
Monumenti i simbol i pavarësisë së Kosovës "NEWBORN" merr pamje të re
"E pëlqeve apo e urreve, e deshe apo ia pate frikën, Inteligjenca Artificiale është këtu, edhe çdo ditë e më shumë po bëhet pjesë e pashmangshme e jetëve tona", ka thënë Ismaili për dizajnin e këtij viti të monumentit të pavarësisë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.