Udhëzimi administrati i ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit së Kosovës, për ndalesën e mbajtjes së uniformës fetare në shkolla mbetet në fuqi. Lajmin e bëri të ditur sot ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila deklaroi se nuk ka ndonjë udhëzim administrativ për shaminë dhe gjithë kjo fushatë që shihet kohën e fundit, nuk është e bazuar dhe e qëndrueshme, derisa ka shtuar se është e përcaktuar qartë karakteri i shtetit dhe institucioneve tona publike.
Nagavci këto komente i bërë gjatë një konference për media, ku ka dhënë detaje për fillimin e vitit të ri shkollor.
“Dua të bëjë të qartë se nuk ka ndonjë udhëzim administrativ për shaminë, nuk ka pasur asnjëherë aq sa unë di. Gjithë kjo fushatë që e shihni kohën e fundit, unë mendoj që nuk është e bazuar dhe e qëndrueshme. Është e përcaktuar qartë karakteri i shtetit tonë dhe institucioneve publike. Udhëzimit administrativ të cilit iu kanë referuar ka të bëjë me mbarëvajtjen e punës në shkollat e mesme të larta. Është e vërtetë që ky udhëzim ka disa çështje ligjore sepse preambula të cilës i referohet nuk ka të bëjë specifikisht me kompetencat e MASHTI-t, por e vërteta është që rekomandimet janë dhënë që ai udhëzim të mbetet në fuqi, ne nuk mund ta ndryshojmë një nen specifik. Udhëzimi do mbetet në fuqi dhe do shohim si e rregullojmë tutje në aspektin formal ligjor”, tha ministrja.
Ndryshe, në fillim të muajit gusht në Kosovë, rifilloi edhe një herë debati për shaminë në shkollat e me të Kosovës. Paralelisht aktivistët e shoqërisë civile zhvilluan një peticion online për shfuqizimin e udhëzimit administrativ i cili është miratuar në vitin 2014.
20 Gus 2022
Mbetet në fuqi udhëzimi administrativ për ndalesën e shamisë në Kosovë
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, theksoi se është e përcaktuar qartë karakteri i shtetit (Kosovës) dhe institucioneve publike.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Shpërndahen 500 plisa falas në “Festivalin e Plisit”
Në kuadër të shënimit të 110 vjetorit të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë në sheshin e Prishtinës sot është zhvilluar edicioni i parë i Festivalit të Plisit, i cili synon t’i lidhë të rinjtë me trashëgiminë e tyre kulturore - plisin.
Artikujt në këtë kategori
Kosovë, gjenden armë dhe municione në zonën ku jetojnë komunitetet serbe
Policia e Kosovës ka njoftuar se në veri të Kosovës, Zveçan, janë sekuestruar një numër i madh armësh, municionesh dhe uniformash ushtarake. Dyshohet se mund të jenë të lidhura me sulmin në Banjska, që përfundoi me vdekjen e katër personave.
Ligji për gjuhët në Maqedoninë e Veriut, Kurti: Të merret vendim i drejtë
Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut duhet të marrë vendim të drejtë për Ligjin për Gjuhët “ku s’ka diskriminim dhe as përjashtime për shqiptarët”, u shpreh kryeministri kosovar Albin Kurti, duke shtuar se gjuha shqipe tanimë po rrezikohet.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore