Pikat kufitare të Kosovës me Serbinë, Jarinje dhe Bërnjak në Veri janë mbyllur për qarkullim si pasojë e bllokimit të rrugëve që shpie në drejtim të këtyre vendkalimeve.
Arsyeja e rivendosjes së barrikadave nga komuniteti serb është ndalesa e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Jarinje nga Policia e Kosovës.
"Si rezultat i hetimeve intensive dhe angazhimeve policore, sot në Pikën Kufitare Jarinje është ndaluar personi i dyshuar D.P. (M/S/K), njëherit ish pjesëtar i PK-së, mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues", thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Nga atje shtojnë se personi i dyshuar ka qenë i përfshirë në organizimin e sulmeve në zyrat e KKZ-së dhe sulmeve ndaj personave zyrtarë të KQZ-së dhe Policisë së Kosovës.
Njëherit, përmes komunikatës Policia e Kosovës i ka ftuar qytetarët që të mos bien pre e thirrjeve apo provokimeve të mundshme nga persona apo grupe kriminale, por të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës e cila do të vazhdojë të angazhohet për ofrim të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime, sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar, si dhe ruajtjen e rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës.
10 Dhj 2022
Mbyllen për qarkullim pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak në Veri të Kosovës
Arrestimi i një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës në pikën kufitare Jarinje nga Policia e Kosovës është shkaku i rivendosjes së barrikadave në Veri të Kosovës.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Serbët e Mitrovicës veriore në mbështetje të protestës në Serbi
Rreth 100 qytetarë serbë të Mitrovicës veriore kanë mbajtur të premten 15 minuta heshtje në nderim të 15 personave që humbën jetën tragjikisht tre muaj më parë në Novi Sad, si dhe kundër represionit e torturave politike të regjimit aktual në Serbi.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.