Kosova do të jetë organizatore e Lojërave Mesdhetare që do të mbahen në vitin 2030.
Kjo është konfirmuar pasi në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare kandidatura e Kosovës ka marrë 58 vota pro, pra shumicën dërrmuese të votave të të pranishmëve, derisa shtatë ishin kundër.
Kjo është një arritje historike për Kosovën duke ditur se në këtë kompeticion marrin pjesë 26 shtete nga tri kontinente, e të cilat do të zbarkojnë në Kosovë në verën e vitit 2030.
Sporte si Hendbolli, Volejbolli, Beach Volley, Basketboll 3×3, gara të notit, futboll në rërë e të tjera do të zhvillohen në Kosovës, derisa për lojërat që kanë të bëjnë me plazhin, do të shfrytëzohet bregdeti shqiptar.
8 Sht 2023
Merret vendimi, Kosova organizatore e Lojërave Mesdhetare 2030
Kjo është një arritje historike për Kosovën duke ditur se në këtë kompeticion marrin pjesë 26 shtete nga tri kontinente, e të cilat do të zbarkojnë në Kosovë në verën e vitit 2030.
AA
Lajme të ngjashme
Shpërndahen 500 plisa falas në “Festivalin e Plisit”
Në kuadër të shënimit të 110 vjetorit të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë në sheshin e Prishtinës sot është zhvilluar edicioni i parë i Festivalit të Plisit, i cili synon t’i lidhë të rinjtë me trashëgiminë e tyre kulturore - plisin.
Maqedonia Veriut dhe Shqipëra në një rang me Andorrën e San Marinon
Ndonëse është liga më e re e pranuar në UEFA, Super Liga e Kosovës falë suksesit të Ballkanit në Conference League, këtë vit arriti të grumbullojë 2.875 pikë ose 11.041 pikë në pesë vitet e fundit, dhe renditet në vendin e 33-të të listës së UEFA-së.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore