Ndalohet qarkullimi i trotinetëve elektrik në Prishtinë     Foto: AA

Prej 15 gushtit nëpër gjitha sheshet dhe hapësirat publike në Prishtinë në të cilat ka frekuencë të lartë të këmbësorëve ndalohet lëvizje me trotinetë elektrik. Vendim në fjalë e ka nënshkruar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ku mes tjerash ndalohet edhe qarkullimi i biçikletave elektrike apo motoçikletave. Ndryshe, ky vendim i autoriteteve lokale në Prishtinës vijon pas shumë ankesave të qytetarëve se nuk mund lëvizin lirshëm nëpër vendet publike në kryeqytet. Për këtë vendim siç kanë njoftuar nga Komuna e Prishtinës është informuar edhe Policia e Kosovës.

TRT Balkan