Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Çekisë, Jan Lipavsky.
Siç njofton Presidenca kosovare, Osmani në takim me ministrin e Jashtëm çek ka theksuar se Çekia është aleate e rëndësishme e Kosovës, me të cilën ndajnë vlera themelore demokratike dhe përkushtimin për paqe, siguri dhe të ardhme të përbashkët në familjen euroatlantike.
Fokusi kryesor i takimit sipas Presidencës ka qenë çështja e liberalizimit të vizave, ku Osmani falënderoi ministrin Lipavsky për angazhimin konstruktiv të Çekisë për t’i dhënë fund këtij procesi gjatë presidencës çeke.
Presidentja Osmani ka përsëritur qëndrimin se vonesa e liberalizimit të vizave për popullin e Kosovës është një padrejtësi e madhe dhe ka shtuar se është vendimtare që ky proces të përfundojë përgjatë residencës çeke të Këshillit të BE.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që liberalizimi i vizave të jetë në agjendë, prandaj llogarisim në mbështetjen çeke në këtë aspekt si bartëse e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian”, tha Osmani.
Mes tjerash presidentja Osmani, në rrjetin social Facebook shkroi se është vendimtare që ky proces të përfundojë përgjatë residencës çeke të Këshillit të BE-së, për ta eliminuar këtë padrejtësi të madhe ndaj popullit të Kosovës. Republika Çeke është aleate e rëndësishme me të cilën ndajmë përkushtimin e përbashkët për paqe, siguri dhe të ardhmen e përbashkët në familjen euroatlantike.
Krahas çështjes së liberalizimit të vizave, Osmani ka folur edhe për nevojën e avancimit të rrugës evropiane për Kosovën duke theksuar bashkërendimin e plotë të politikave të jashtme dhe të sigurisë së Kosovës me ato të BE-së. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka përmendur që Kosova do të dorëzojë këtë vit aplikimin për statusin e vendit kandidat në BE.
Në lidhje me dialogun me Serbinë, Osmani tha se Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive dhe se zgjidhja e vetme që i kontribuon paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm është një proces i përqendruar në njohje të ndërsjellë.
Ministri çek Lipavsky në një konferencë me zëvendëskryeministrin kosovar Besnik Bislimi theksoi se çështja e liberalizimit të vizave për kosovarët është “në rrugë të duhur”, por tha se për shkak se ky proces është politik dhe teknik, nuk mund të thuhet një datë se kur kosovarët do të mund të udhëtojnë pa viza.
29 Sht 2022
Osmani: Liberalizimi i vizave të ndodhë gjatë kohës së presidencës çeke
Krahas çështjes së liberalizimit të vizave, Osmani ka folur edhe për nevojën e avancimit të rrugës evropiane për Kosovën duke theksuar bashkërendimin e plotë të politikave të jashtme dhe të sigurisë së Kosovës me ato të BE-së.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Shpërndahen 500 plisa falas në “Festivalin e Plisit”
Në kuadër të shënimit të 110 vjetorit të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë në sheshin e Prishtinës sot është zhvilluar edicioni i parë i Festivalit të Plisit, i cili synon t’i lidhë të rinjtë me trashëgiminë e tyre kulturore - plisin.
Artikujt në këtë kategori
Kosovë, gjenden armë dhe municione në zonën ku jetojnë komunitetet serbe
Policia e Kosovës ka njoftuar se në veri të Kosovës, Zveçan, janë sekuestruar një numër i madh armësh, municionesh dhe uniformash ushtarake. Dyshohet se mund të jenë të lidhura me sulmin në Banjska, që përfundoi me vdekjen e katër personave.
Ligji për gjuhët në Maqedoninë e Veriut, Kurti: Të merret vendim i drejtë
Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut duhet të marrë vendim të drejtë për Ligjin për Gjuhët “ku s’ka diskriminim dhe as përjashtime për shqiptarët”, u shpreh kryeministri kosovar Albin Kurti, duke shtuar se gjuha shqipe tanimë po rrezikohet.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore